Duke nisur nga data 1 maj 2025, automjetet dhe pasagjerët që udhëtojnë mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk do t’i nënshtrohen më kontrolleve kufitare.
Ky vendim zbatohet për automjetet me targa të të dy shteteve dhe është rezultat i marrëveshjes mes dy qeverive për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare.
Zbatimi do të nisë në orët e para të mëngjesit në pikën kufitare të Morinës dhe pritet të qëndrojë në fuqi të paktën deri në muajin shtator 2025.