Nga arratia, Arben Ahmetaj sulmon Altin Dumanin: Urdhër-arresti im “porosi politike”, më kanë dashur të varur e të vdekur

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, ka reaguar përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “Çim Peka Live”, duke akuzuar kreun e SPAK, Altin Dumanin, për veprim politik me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Dumani u mor me mua për një muaj e gjysmë me urdhër politik. Dikur kisha dyshime, tani jam i bindur. Më kanë dashur të vdekur. Unë nuk kam asnjë firmë për inceneratorët. Pse nuk merret me çështjen McGonigal?”, tha Ahmetaj, duke shtuar se kreu i SPAK duhet “një ditë të jetë vetë bashkëpunëtor me drejtësinë” për mënyrën si e ka hetuar.

Ahmetaj tha se urdhër-arresti ndaj tij është lëshuar “me porosi politike”, ndërsa shtoi se kanë dashur ta shohin të varur e të vdekur”. Ai mohoi çdo lidhje me aferën e inceneratorëve dhe u shpreh se nuk ka asnjë firmë që e implikon në këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *