Nga arratia, Mirel Mërtiri padit në Gjykatë deputeten Ina Zhupa!

Mirel Mërtiri, biznesmeni në kërkim ndërkombëtar dhe i njohur si “truri” i inceneratorëve, ka paditur deputeten e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Mërtiri e ka çuar në gjykatë pas akuzave të Zhupës lidhur me Inceneratorin e Tiranës, të cilin ajo e ka cilësuar si të paeksistueshëm. Ai kërkon kompensim për dëmin psikologjik që pretendohet të ketë pësuar nga këto deklarata, të cilat i konsideron shpifje.

Në një postim në Facebook, Zhupa ka shprehur habinë për padinë, duke theksuar se Mërtiri nuk e ka paditur SPAK dhe GJKKO për akuzat që kanë ngritur ata, të cilat ajo i ka përsëritur. Seanca do të zhvillohet sot, dhe Zhupa ka njoftuar se do të ketë një prononcim për gazetarët në orën 10:45 nga Gjykata e Tiranës. Ajo e përmbyll postimin duke thënë se betejat për interesin publik nuk do të ndalen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *