NGJARJA E RRALLË ASTRONOMIKE, NË 20 NËNTOR HËNA ARRITI DISTANCËN MË TË LARGËT NGA TOKA. ÇFARË DO TË THOTË KJO?

Një ngjarje e rrallë astronomike ndodhi të enjten, më 20 nëntor 2025, kur hëna e re arruti distancën më të largët nga Toka deri në vitin 2043. Rreth katër orë para se hëna të hynte në fazën e saj të re në orën 1:47 të mëngjesit me orën e SHBA-së lindore (EST), sipas Timeanddate.com, kjo ngjarje shfaqet vetëm disa herë gjatë ciklit 18.6-vjeçar të hënës. E kundërta do të ndodhë më 4 dhjetor 2025, kur hëna e plotë do t’i afrohet Tokës më shumë se zakonisht, duke krijuar një “superhënë”.

Fakte kryesore

Më 20 nëntor, hëna u zhvendos më larg se çdo herë tjetër që prej 24 marsit 2020, kur ajo ishte rreth një milje më larg se tani — dhe deri më 1 dhjetor 2043, kur do të jetë edhe tetë milje më larg.

Distanca mesatare mes Tokës dhe Hënës është 238,855 milje (384,400 kilometra), sipas NASA-s. Por, për shkak se orbita e hënës është eliptike, kjo distancë ndryshon vazhdimisht. Nën ndikimin gravitacional të Diellit, pikat më ekstreme ndodhin pikërisht në fazën e hënës së re dhe të hënës së plotë.

Gjatë hënës së re, Hëna ndodhet përafërsisht midis Tokës dhe Diellit — përveç rasteve të eklipsit diellor kur përputhja është më e saktë — prandaj drita e Diellit e mbulon plotësisht dhe ngjarja nuk është e dukshme.

Pikat më të afërta dhe më të largëta nga Hëna

Distanca në ndryshim të vazhdueshëm matet midis qendrave të Tokës dhe Hënës. Sipas llogaritjeve të Graham Jones nga Timeanddate.com, një zonë në verilindje të Australisë Perëndimore do të jetë vendi në sipërfaqen e Tokës më pranë Hënës, me rreth 398,600 km, në orën 02:46 UTC (21:46 EST) më 20 nëntor. Ndërsa pika më e largët do të jetë pak në juglindje të Bermudës, rreth 411,300 km larg.

Orbita Eliptike e Hënës

As planetët dhe as satelitët natyrorë nuk lëvizin në një rreth perfekt. Matematikani gjerman Johannes Kepler, në shekullin XVII, zbuloi se çdo planet rrotullon Diellin në një orbitë eliptike. Sipas NASA-s, Ligji i Parë i Keplerit tregon se distanca planet–Diell ndryshon vazhdimisht përgjatë orbitës. E njëjta gjë vlen edhe për Hënën në orbitën e saj rreth Tokës. Sipas Institutit të Astronomisë në Havai, distanca Tokë–Hënë ndryshon me rreth 13%.

Misionet Artemis të NASA-s drejt Hënës

E enjtja, 5 shkurt 2026, mund të jetë data kur NASA nis misionin e saj të parë me ekuipazh drejt Hënës që prej Apollo 17 në vitin 1972. Artemis II është një mision fluturimi rreth Hënës. Katër astronautë — komandanti i NASA-s Reid Wiseman, piloti Victor Glover, specialistja e misionit Christina Koch dhe astronauti i Agjencisë Hapësinore Kanadeze Jeremy Hansen — do të rrotullohen rreth Hënës dhe do të shkojnë rreth 7,400 km përtej saj, më larg se çdo njeri më parë. Ky do të jetë misioni i parë me ekuipazh drejt Hënës pas më shumë se pesë dekadash. Ai do të përdorë anijen kozmike Orion dhe raketën Space Launch System, ndërsa misionet e mëvonshme do të mbështeten edhe te raketat dhe ulëset hënore të SpaceX të Elon Musk dhe Blue Origin të Jeff Bezos.

Misioni pasues, Artemis III, synon uljen e dy astronautëve në Polin e Jugut të Hënës dhe është planifikuar për vitin 2027.

Përkthyer dhe përshtatatur në shqip nga – Forbes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *