Ngjarje e rëndë në Kolorado: Një i ri hap zjarr në shkollë, plagos dy nxënës dhe vret veten

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në shkollën e mesme Evergreen, pranë Denverit, Kolorado, ku një i ri hapi zjarr, plagosi dy nxënës dhe më pas ndërpreu jetën e tij.

Incidenti ndodhi pak para orës 12:30 të mesditës lokale. Zëdhënësja e zyrës së sherifit, Jacki Kelley, konfirmoi se autori dyshohet të ketë qenë nxënës i shkollës, por identiteti i tij nuk është bërë publik, sipas CBS News.

Dy nxënës u plagosën rëndë; njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike. Hetimet fillestare tregojnë se të shtënat ndodhën brenda dhe jashtë ndërtesës, ndërsa autori përdori një pistoletë. Qindra policë nga zona metropolitane e Denverit shkuan në vendngjarje, ndërsa shkolla u kontrollua dhomë pas dhome dhe më pas u shpall e sigurt.

Disa nxënës arritën të shpëtojnë duke u strehuar në një shtëpi afër shkollës, ndërsa dëshmitarët thanë se të shtënat dëgjoheshin nga mensa. Policia po kontrollon banesën, dollapin e shkollës dhe makinën e autorit për të gjetur një motiv të mundshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *