Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar nisjen e punimeve për projektin “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike” në segmentin Vorë–Ura e Dajlanit.
Nga data 13 tetor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente:
Vorë–Maminas
Maminas–Sukth
Sukth–Fllakë
Fllakë–Mbikalimi i Shkozetit
Mbikalimi i Shkozetit–Ura e Dajlanit
Punimet do të zgjasin 1–2 ditë për çdo segment, ndërsa për drejtuesit e mjeteve sugjerohet rruga alternative: Vorë–Maminas–Katër Rrugët e Shijakut–Durrës.
Pas përfundimit të ndërhyrjeve në krahun Vorë–Durrës, punimet do të vijojnë në drejtimin e kundërt Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën metodologji dhe afat.