Era, vajza e këngëtares Mira Konçi dhe kompozitorit Shpëtim Saraçi feston sot ditëlindjen.
Me anë të postimit të fotove të Erës nga fëmijëria, Mira ka ndarë edhe fjalë zemre, që çdo vajzë do të donte t’i dëgjonte nga nëna!
Postimi i Mira Konçit:
E nisa këtë postim me një foto ku ti, lulja ime, hodhe hapat e parë ishe vetëm nëntë muajshe, por gëzimi yt atë ditë ishte i pamasë. Nuk e harroj atë shkëlqim në sytë e tu, atë buzëqeshje plot emocion, ndërsa ti ecje për herë të parë, duke u mbajtur te duart e mia.
Të kam parë të rritesh, të më surprizosh çdo ditë me shpirtin tënd të pastër, të butë dhe të bukur. Ti je një vajzë e rrallë, një bekim i vërtetë për ne, një zemër e mbushur me dashuri dhe mirësi, që kurrë nuk na ka sjellë asnjë shqetësim, vetëm gëzim dhe lumturi.
Jam krenare që jam nëna jote, krenare për mënyrën se si rritesh, për shpirtin tënd të bukur dhe për dritën që sjell në jetën tone dhe të gjithëve rreth teje. Era, ti je një dhuratë e çmuar, një vajzë me cilësitë më të bukura që një nënë mund të dëshirojë.
Gëzuar ditëlindjen, shpirti im! Qofsh e lumtur, e bekuar dhe e rrethuar nga dashuria, ashtu siç ti di ta dhurosh!
Te duam pafund!