Në takimin me gazetarët, ditën e sotme, kryetari i PD, Sali Berisha ftoi kryeministrin Edi Rama në një përballje televizive.
“Unë kurrë nuk ndjek veprimet e kundërshtarit, përveçse një fakti, unë e kam ftuar atë që të vijë të përballemi në një studio televizive. Nuk ia mban, ka frikë nga vetja e tij dhe e di që del nga ai emision në mënyrë figurative “lakuriq”, me ato që do t’u faktoj shqiptarëve për bëmat e tij dhe kjo është arsyeja që ai nuk mund të dalë.
Ai ka probleme edhe me memorien. Ju kujtohet kur shkruante në dorë dhe e shihte si nxënës i klasës së dytë apo tretë. I kam thënë hajde edhe me sufler, merri me vete, por hajde të përballemi se e kërkon rregulli, e kërkojnë shqiptarët. Duhet të na shohin përballë njëri tjetrit”.