Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian për shkak të mosplotësimit të kushteve të sigurisë dhe gjurmueshmërisë.
Pavarësisht se vendi është pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë prej më shumë se tre dekadash, shqetësimet e BE-së për menaxhimin e sigurisë dhe mungesa e regjistrimit të fermave kanë çuar në refuzimin e eksportit të mishit dhe nënprodukteve të tij.
Mungesa e një procesi të plotë matrikulimi të bagëtive dhe përdorimi i ilaçeve të pakontrolluara janë shkaktarët kryesorë të bllokadës. Kjo ka ngritur gjithashtu dyshime mbi sigurinë e mishit të konsumuar në vend.
Ekspertët e certifikimit të produkteve nënviziojnë se ndonëse shqetësimet për sigurinë mbeten, infrastruktura për mbrojtjen e konsumatorit është ende e dobët, duke pasur nevojë për përmirësime për të garantuar standarde të besueshme.