Policia godet një rast të organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal në lagjen “24 Maji” në Vlorë.
Në pranga ranë pronari 32-vjeçar dhe administratori 42-vjeçar i lokalit, të cilët zhvillonin lojëra fati me kompjutera dhe çipsa pokeri.
U sekuestruan 7 pajisje kompjuterike, një valixhe me çipsa dhe një përforcues metalik grushti.
Pronari rezultoi gjithashtu në kërkim nga DVP Berat për veprën “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.