Pacienti humb jetën në spitalin e Fierit, mjekja vihet nën hetim për neglizhence


Një ngjarje e rëndë është shënuar në spitalin e Fierit, ku një pacient 63-vjeçar ka humbur jetën dhe dyshohet se shkak i vdekjes mund të ketë qenë neglizhenca gjatë trajtimit mjekësor.

Policia njofton se ka nisur hetimet ndaj një mjekeje 56-vjeçare, e cila po procedohet në gjendje të lirë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. B., 56 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë mjeke në spitalin e Fierit, pasi dyshohet se si pasojë e neglizhencës gjatë trajtimit mjekësor, më datë 30.10.2025, ka humbur jetën, në këtë spital, shtetasi A. Z., 63 vjeç”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Ngjarja është nën hetim dhe autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e plota të vdekjes së pacientit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *