Tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, presidentja Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar të shtunën kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të tentuar formimin e Qeverisë së re, tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme. Sipas njoftimit të Presidencës në Facebook, vendimi vjen pas konstituimit përfundimtar të Kuvendit, me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga pakica serbe. Kurti ka tani 15 ditë…