Një 66-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, policia gjeti kokainë të ndarë në doza, gati për shitje, si dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga veprimtaria kriminale. Gjithashtu, bashkëshortja e tij u procedua penalisht për tentativën për të penguar hetimin, pasi hodhi doza kokaine nga ballkoni gjatë operacionit të policisë.