Paralajmërim për përmbytje në Vlorë dhe dallgë deri në 7 ballë, Autoriteti Portual ndalon lundrimet

Autoriteti Portual i Vlorës ka njoftuar mbrëmjen e sotme për përkeqësim të ndjeshëm të kushteve hidrometeorologjike në det gjatë datave 16–19 nëntor 2025, duke paralajmëruar erëra të fuqishme, dallgë të larta dhe rrezik për mjetet lundruese.

Sipas autoritetit, duke nisur nga ora 23:00 e datës 16 nëntor, në gjirin e Vlorës dhe në det të hapur priten erëra në drejtimin jug–juglindje, me forcë 6–7 ballë dhe shpejtësi deri në 15–20 m/s, ndërsa dallgët mund të arrijnë në 1.5 deri 2.5 metra.

Autoriteti Portual njofton se ndalohet pajisja me leje–nisje për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës.
Ky ndalim është në fuqi nga 23:00 e datës 16.11.2025 deri në 08:00 të 19.11.2025

Drejtuesit e mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit këshillohen të marrin masa maksimale sigurie dhe të vlerësojnë me kujdes situatën meteorologjike, e cila pritet të jetë e rrezikshme për lundrim.

Kërkohet bashkëpunim nga të gjitha subjektet detare
Autoriteti Portual kërkon bashkëpunimin e plotë të të gjithë subjekteve dhe institucioneve që veprojnë në fushën e detarisë, me qëllim parandalimin e situatave të papritura dhe sigurimin e mjeteve në port, si dhe rritjen e gadishmërisë së ekuipazheve

Pavarësisht motit të keq, anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë sipas destinacioneve të tyre.

Situata pritet të normalizohet pas 08:00 të datës 19 nëntor 2025, kur parashikohet ulje e intensitetit të erërave dhe dallgëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *