Kryeministri Edi Rama njoftoi se çdo territor pyjor që digjet nuk do të lejohen të ndërtohet për 30 vite. Ai shtoi se po punohet për të sjellë dronë që do të ndihmojnë në ripërtëritjen e zonave të djegura, në një projekt ku është përfshirë edhe Ministria e Mjedisit.
“Djegia nuk të jep të drejtën për të ndërtuar. Puna jonë është që të sjellim teknologji si dronët për të rikthyer pyjet e djegura,” tha Rama.