Parashikimi i motit, 03 Mars 2025

Sot pritet një rënie e temperaturave si pasojë e masave ajrore të ftohta me origjinë veriore, duke sjellë ndryshime të dukshme në kushtet atmosferike në Shqipëri.

Në orët e paradites, do të ketë alternime mes kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku në zonat jugore dhe pjesërisht në qendër mund të shihen reshje të izoluara shiu. Gjatë pasdites, vranësirat do të largohet gradualisht, duke i hapur rrugën periudhave me mot të kthjellët.

Temperaturat do të regjistrojnë rënie në mëngjes, ndërsa do të rriten në mesditë. Vlerat do të variojnë nga -3°C në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C në Durrës.

Era do të jetë e mesme, me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor, duke shkaktuar dallgëzim deri në 3 ballë në brigjet detare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *