Parashikimi i motit, 03 Shkurt 2025

Kjo e hënë parashikohet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e thella malore, ku nuk do të mungojë edhe dëbora.

Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të mbeten nën ndikimin e vranësirave të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore. Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i situatës së motit, por ulen ndjeshëm temperaturat e ajrit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit dhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 13°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor ; duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *