Parashikimi i motit, 04 Shkurt 2025

Gjatë ditës së sotme bregdeti dhe zonat e ulëta do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura, ku nuk do të mungojnë reshjet e pakta dhe të izoluara shiu e dëbore.

Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të dominohen nga moti i kthjellët, por i ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 14°C vlera më e lartë në rang territori.Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *