Territori shqiptar do të vijojë të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë paradites.
Në pjesën e dytë të ditës, do të ketë kalime vranësirash të përkohshme, më të shpeshta në zonat malore verilindore dhe juglindore, por nuk priten reshje.
Kushtet atmosferike do të mbeten të ngjashme edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit pritet të regjistrojnë një rritje të lehtë në mëngjes, ndërsa do të ulen gjatë mesditës. Vlerat ditore do të luhaten nga -3°C deri në 14°C.
Era do të fryjë lehtë dhe mesatarisht, me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi verilindor, duke shkaktuar dallgëzim mbi 2 ballë në brigjet detare.