Parashikimi i motit, 11 Shkurt 2025

Moti për ditën e sotme në Shqipëri do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë paradites, me intervale kthjellimesh, përjashtuar ekstremin verilindor dhe juglindor ku do të ketë vranësira të dendura.

Gjatë pasdites, vranësirat do të shtohen në të gjithë territorin, më të dukshme në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat do të mbeten të qëndrueshme në vlerat minimale, ndërsa maksimalet pritet të ulen, duke luhatur nga -4°C deri në 12°C. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 25 km/h nga lindja, duke krijuar dallgëzim të ulët në brigjet detare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *