Zonat malore do të jenë të mbuluara nga vranësira të dendura dhe mund të ketë ngrica në akset rrugore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta.
Pasditja do të sjellë dobësim të vranësirave në ultësirën perëndimore, duke rikthyer kthjellimet, por zonat malore pranë kufirit lindor do të mbeten të mbuluara nga vranësira të dendura.
Temperaturat e ajrit pritet të ulen, me vlera minimale që arrijnë deri në -4°C në zonat verilindore dhe vlera maksimale deri në 15°C në Jugperëndim.
Era do të jetë mesatare deri e fortë, duke fryrë nga veriu-verilindori me shpejtësi mbi 30 km/h dhe krijuar dallgëzim të ulët në brigjet detare.