Parashikimi i motit, 20 Shkurt 2025

Vendi ynë do të dominohet nga intervale të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ndërsa vranësira të lehta do të jenë të pranishme vetëm në zonat e thella malore.

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë një rritje të vranësirave në skajin verilindor dhe juglindor, por pa reshje. Mjegull do të ketë në lugina gjatë orëve të para të mëngjesit.

Temperaturat do të ulen ndjeshëm në mëngjes, ndërsa do të mbeten të qëndrueshme në mesditë, me vlera ditore që luhaten nga -7°C deri në 13°C.

Era do të fryjë lehtë deri mesatarisht, me shpejtësi maksimale 35 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor, duke krijuar dallgëzim 2 ballë në brigjet detare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *