Gjatë paradites, territori shqiptar do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë, ndërsa pasdite do të ketë kalime të herëpashershme vranësirash, veçanërisht në zonat malore të verilindjes dhe juglindjes.
Kushte atmosferike të qëndrueshme pritet të mbeten edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të regjistrojnë një rritje të lehtë, me vlera që variojnë nga -6°C në Bulqizë (temperatura minimale) deri në 14°C në Sarandë (temperatura maksimale).
Era do të fryjë lehtë dhe mesatarisht, me shpejtësi deri në 38 km/h nga drejtimi Verilindor, duke krijuar një dallgëzim të lehtë prej 2 ballësh në brigjet detare.