Në orët e para të ditës, vendi ynë do të dominohet nga vranësira të dendura, të cilat do të shkaktojnë reshje shiu në disa zona. Reshjet më të dukshme do të jenë në zonat Qëndrore dhe Jugore të vendit. Në zonat malore, priten reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.
Në orët e vona të mbrëmjes, intensiteti i reshjeve do të shtohet në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të kenë një rritje të lehtë, duke luhatur vlerat ditore nga -1°C në mëngjes, deri në 16°C në mesditë.
Era do të fryjë mesatarisht, si në tokë ashtu edhe në det, me shpejtësi maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi Jugor. Kjo do të sjellë dallgë deri në 4 ballë në brigjet detare.