Parashikimi i motit, 26 Shkurt 2025

Përgjatë ditës, vendi do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe rrebesheve të shiut, të izoluara në pjesë të ndryshme të territorit. Reshjet më të dukshme priten në zonat veriore dhe pjesërisht në ato qendrore, ndërsa në majat e maleve mund të ketë reshje dëbore të izoluara.

Pasdite, vranësirat do të mbizotërojnë, me shi të dobët dhe lokal në pjesën më të madhe të vendit. Temperatura e ajrit pritet të rritet pak, me vlera që luhaten nga 1°C në mëngjes deri në 16°C në mesditë.

Era do të jetë mesatare deri e fortë, duke arritur shpejtësinë maksimale prej mbi 60 km/h nga drejtimi jugor. Kjo do të krijojë dallgëzim të fortë në brigjet detare, mbi 5 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *