Parashikimi i motit, e hënë 03 nëntor 2025

Të hënën pritet që moti në vendin tonë të paraqitet i paqëndrueshëm.
Që në orët e para të mëngjesit do të ketë vranësira të shoqëruara me reshje të lehta shiu përgjatë bregdetit, ndërsa më vonë reshjet do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, në formë të ndërprerë.

Në Ultësirën Perëndimore, reshjet do të jenë më intensive gjatë ditës dhe do të shoqërohen me shtrëngata lokale.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me intensitet mesatar rreth 8 m/s, ndërsa në zonat bregdetare dhe ato luginore gjatë mesditës pritet të forcohet deri në 16 m/s.
Deti do të jetë mesatarisht i trazuar, me valëzim 2–3 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *