Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta gjatë pjesës së parë të ditës. Pas mesditës, parashikohen vranësira në të gjithë territorin, më të theksuara në zonat verilindore dhe juglindore, ku nuk përjashtohen rrebeshe të izoluara shiu. Kushtet e njëjta atmosferike do të mbeten prezente edhe gjatë orëve të natës.
Temperaturat do të shënojnë një rritje në vlerat minimale, ndërsa pritet një rënie e lehtë në ato maksimale. Termometri do të luhatet nga 16°C në Pukë, deri në 39°C në qarkun e Beratit, që do të regjistrojë edhe vlerën më të lartë për ditën.
Era do të fryjë mesatare, herë pas here e fortë, me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke sjellë dallgëzim të lehtë në det me intensitet deri në 2 ballë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit.