Paska disa mënyra si të ndalojmë dhimbjen e dhëmbëve në kushte shtëpie dhe jo, nuk janë qetësuesit!

Mënyra e parë: Shpëlarja me ujë të kripur

Përzieni 1 lugë çaji kripë në një gotë me ujë të vakët. Shpëlajeni gojën për disa sekonda dhe përsëriteni disa herë.

Mënyra e dytë: Kompresa e ftohtë

Mbështillni disa kuba akulli me një peshqir dhe vendoseni në faqen pranë dhëmbit ose dhëmballës që ju shkakton dhimbje për 15-20 minuta.

Mënyra e tretë: Hudhra

Shtypni një thelb hudhër dhe vendoseni direkt mbi dhëmbin ose dhëmballën që ju shkakton dhimbje. Hudhra ka veti antibakteriale dhe mund të ndihmojë në qetësimin e dhimbjes.

Mënyra e katërt: Vaj karafili

Lagni një copë pambuku me disa pika vaj karafili dhe vendoseni në dhëmbin ose dhëmballën që ju shkakton dhimbje. Karafili përmban eugenol, një analgjezik natyral që mund të ndihmojë në uljen e dhimbjes.

Mënyra e pastë: Çaji i kamomilit ose i mentes

Një qese çaji kamomili ose menteje e vakët mund të vendoset mbi dhëmbin për të qetësuar irritimin.

Shënim: Këto janë vetëm zgjidhje të përkohshme. Nëse dhimbja vazhdon ose përkeqësohet, duhet të vizitoni një dentist sa më shpejt që të jetë e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *