Përdhunoi dhe shantazhoi punonjësen shqiptare, 21-vjeçare në Tiranë, arrestohet 48-vjeçari i huaj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ku një shtetas i huaj me inicialet M. F., 48 vjeç, është ndaluar nga policia nën akuzën për përdhunim dhe shantazh ndaj një punonjëseje të tij 21-vjeçare. Vajza ishte punësuar si dizajnuese për bizhu dhe kryente aktivitetin e saj profesional në një ambient të marrë me qira në Tiranë.


Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në banesën e shtetasit të huaj në rrugën “Bogdanëve”, ku 48-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e vajzës. Sipas kallëzimit të saj, ai e ka shantazhuar më pas, duke kërcënuar se do t’i tregonte familjes së saj, duke detyruar vajzën të pranojë marrëdhënie të tjera.


Policia e Tiranës njofton se gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë nisur procedurat për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe ndjekjen ligjore të autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *