Përdorte uniformën e Policisë së Shtetit, arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

Një 20-vjeçar nga Kamza është arrestuar nga policia pasi përdorte në mënyrë të paligjshme uniformën dhe stema të Policisë së Shtetit. I riu u ndalua nga patrulla e Komisariatit Nr. 5 teksa lëvizte me një “Mercedes-Benz” në bulevardin “Nënë Tereza”, i veshur me uniformë dhe stema të ngjashme me ato zyrtare.

Pas verifikimeve u konstatua se E. B., 20 vjeç, nuk ishte punonjës i Policisë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia sekuestroi:

4 dokumente identifikimi të dyshuara të falsifikuara;

1 armë sportive pistoletë me 2 krehra;

Një uniformë e plotë policore;

16 stema dhe grada të ndryshme;

3 kapele me shenja të ngjashme me ato policore.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse 20-vjeçari ka qenë i përfshirë në veprimtari të tjera të paligjshme me uniformën dhe pajisjet policore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *