Papa Françesku ka përjetuar një përkeqësim të shëndetit pas një krizë astmatike në spital, njoftoi ekipi mjekësor i Vatikanit, sipas Reuters.
Papa, i cili është 88 vjeç, ka qëndruar në spital për më shumë se një javë për shkak të pneumonisë.
Sipas njoftimit të Vatikanit, komplikimet e fundit shëndetësore kërkuan administrimin e oksigjenit në nivele të larta.
Gjithashtu, udhëheqësi i Kishës Katolike mori një transfuzion gjaku, pasi analizat treguan se ai kishte një gjendje të lidhur me aneminë.