Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të Mustafa Nanos si ambasador në Zvicër

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra si ambasador i Shqipërisë në Zvicër të Mustafa Nanos.

Në dekret shkruhet: “Zoti Mustafa Nano lirohet nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident”.

Nano e mbante këtë post që nga Korriku i vitit 2023.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *