Presidenti Kolumbisë: Kokaina është më pak e dëmshme se Whiskey!

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, guxoi shumë kur foli mbi drogën dhe alkoolin.

“Kokaina nuk është më e keqe se uiski dhe legalizimi i saj është penguar për arsye gjeopolitike dhe ekonomike”, tha Petro.

Sipas tij, stigmatizimi dhe ndalimi i kokainës lidhet më shumë me vendin e origjinës-Amerikën Latine-dhe jo me dëmin potencial që ajo mund të shkaktojë krahasuar me alkoolin, siç është rasti me uiskin. Petro argumenton për një trajtim më të drejtë dhe të barabartë të substancave, duke sfiduar paradigmat ekzistuese ndërkombëtare.

Këto deklarata janë një pjesë e diskutimit të tij për reforma në politikën ndërkombëtare të drogës, duke iu drejtuar nevojës për ndryshime në mënyrën se si komuniteti global menaxhon dhe klasifikon substancat e ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *