Presidentja e Meksikës ngacmohet seksualisht në rrugë

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka ngritur padi ndaj një burri që e ngacmoi seksualisht gjatë një takimi me qytetarët në rrugët e Meksikos.

Ajo tha se vendosi ta raportojë rastin për t’i dërguar një mesazh të qartë të gjitha grave se askush nuk është mbi ligjin.


“Po të mos e denoncoja, çfarë shembulli do t’u jepja grave meksikane? Nëse kjo mund t’i ndodhë presidentit, çfarë mund t’u ndodhë vajzave dhe grave të tjera?”, deklaroi Sheinbaum.


Videoja e incidentit, ku shihet burri që i afrohet dhe tenton ta puthë, është bërë virale në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *