“Prindërit mund të aplikojnë pa kufizime”, New Mexico bëhet shteti i parë me kujdes falas për fëmijët

New Mexico ka ndërmarrë një hap historik duke e bërë kujdesin ndaj fëmijëve falas për çdo familje në shtet. Që nga 1 Nëntori, prindërit mund të aplikojnë pa kufizime të të ardhurave dhe pa pagesa shtesë, duke e kthyer New Mexico-n në shtetin e parë amerikan që ofron kujdes universal dhe pa kosto për fëmijët.

Sipas autoriteteve, kjo nismë do të ndihmojë familjet të kursejnë deri në 12 mijë dollarë në vit dhe do të financohet kryesisht nga Fondi për Arsimin dhe Kujdesin në Fëmijërinë e Hershme. Programi synon gjithashtu të krijojë mijëra vende të reja kujdesi dhe të zgjerojë fuqinë punëtore për të përballuar kërkesën në rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *