Senatorja australiane e ekstremit të djathtë, Pauline Hanson, ka shkaktuar debat të ashpër në parlament pasi u shfaq e veshur me burkë, si formë proteste ndaj refuzimit të projektligjit të saj për ndalimin e mbulesave të plota të fytyrës në publik.
Ky është episodi i dytë i këtij lloji nga Hanson, pas një veprimi të ngjashëm në vitin 2017. Veprimi i saj shkaktoi reagime të forta dhe akuza për racizëm nga senatorë dhe deputetë myslimanë, ndërsa seanca u pezullua pasi ajo refuzoi të hiqte mbulesën.
Në një postim në Facebook, Hanson e justifikoi veprimin si protestë ndaj rrëzimit të projektligjit, duke deklaruar se nëse parlamenti nuk ndalon burkën, “atëherë unë do ta vesh atë”.