Pse shkencëtarët besojnë se në hënën e Saturnit mund të jetojnë jashtëtokësorë?

Shkencëtarët besojnë se Enceladus, hëna e vogël dhe e akullt e Saturnit, mund të strehojë forma jete jashtëtokësore.
Një studim i ri nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se Enceladusi është më i ngrohtë nga sa mendohej, me sipërfaqe rreth 7°C më të nxehtë në polin verior – nxehtësi që vjen nga oqeani i tij nëntokësor.

Hëna ka ujë të lëngshëm, elementë kimikë dhe burime të qëndrueshme nxehtësie – tre faktorët kryesorë për ekzistencën e jetës.
Nxehtësia krijohet nga forcat tërheqëse të Saturnit, që shkaktojnë fërkim në brendësi dhe shkrirje të akullit.

Molekula organike komplekse, që janë pjesë e zinxhirit të reaksioneve kimike që mund të çojnë në krijimin e blloqeve bazë të jetës, janë gjetur në gejzerët ujorë të Enceladusit, pothuajse njëzet vjet pasi avujt e tij u analizuan për herë të parë nga anija kozmike Cassini e NASA-s.

Hapi i ardhshëm për shkencëtarët është të përcaktojnë moshën e oqeanit për të kuptuar nëse jeta ka pasur kohë të zhvillohet.
Deri në një mision të ri pas Cassini-t (2017), pyetja mbetet e hapur:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *