Pushohet nga puna drejtoresha e spitalit të Dibrës, i çau ballin shefit të financës me shishe

Drejtoresha e Spitalit Rajonal të Dibrës, Irini Shehu, është shkarkuar nga detyra pas një incidenti të rëndë, ku dyshohet se ka goditur me një shishe shefin e financës së spitalit, Shaban Uklala, dy ditë më parë.

Ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes drejtoreshës dhe shefit të financës gjatë një mbledhjeje të stafit. Pas shkëmbimit të fyerjeve personale, konflikti ka eskaluar në zyrën e shefit të financës, ku është raportuar se drejtoresha ka goditur atë me shishe në fytyrë.

Për pasojë, drejtoresha Irini Shehu është shkarkuar nga detyra dhe është emëruar Astrit Ademi si komandant i Spitalit Rajonal të Dibrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *