Qeveria e Kosovës shpërblen Kombëtaren: 250 mijë euro për PlayOff-in, Kurti: Nëse shkojmë në botëror, japim 1 milion euro

Qeveria në detyrë e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës këtë të enjte, më 27 nëntor, duke miratuar disa vendime me fokus tek mbështetja e ekipit kombëtar të futbollit. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi se janë ndarë 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës, e cila është kualifikuar në fazën PlayOff për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Kurti deklaroi se mbështetja financiare do të rritet ndjeshëm nëse Kosova vijon rrugëtimin drejt Botërorit. Sipas tij, në rast të fitores ndaj Sllovakisë do të jepen 500 mijë euro, ndërsa nëse “Dardanët” arrijnë kualifikimin historik, skuadra do të shpërblehet me 1 milion euro.

Autoritetet treguan besim në paraqitjet e deritanishme të ekipit dhe theksuan se mbështetja financiare është pjesë e angazhimit për sportin dhe sukseset ndërkombëtare të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *