Financimet për shërbimet digjitale të qeverisë, përmes zërit buxhetor “e-qeverisja”, janë rritur me 60% krahasuar me buxhetin fillestar të vitit. Fondi total ka arritur në mbi 20.1 miliardë lekë, ose më shumë se 200 milionë euro.
Rritja lidhet me zgjerimin e shërbimeve publike online dhe përmirësimin e platformës “Diella”, që po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme në procesin e digjitalizimit të administratës publike. Edhe pse “Diella” nuk ka ende fusha të përcaktuara përgjegjësie, buxheti që lidhet me funksionet e saj po zgjerohet me ritme të shpejta.