Rama kërkon modernizim të administratës së Kuvendit dhe një godinë të re për Parlamentin


Kryeministri Edi Rama ka kërkuar ndryshime në administratën e Kuvendit të Shqipërisë, duke vënë theksin te modernizimi institucional, transformimi teknologjik dhe ndërtimi i një godine të re për Parlamentin. Deklaratat ai i bëri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist.


Rama theksoi se pas reformimit të komisioneve parlamentare, ndryshimet do të vijojnë edhe brenda administratës së Kuvendit, e cila sipas tij ka nevojë për modernizim dhe mbështetje nga një transformim i rëndësishëm teknologjik.

Ai nënvizoi se procesi i hartimit të ligjeve kërkon më shumë shkëmbim informacioni dhe përfshirje aktive të deputetëve.
Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu domosdoshmërinë e vendosjes së një kalendari të qartë për ndërtimin e godinës së re të Parlamentit, duke e cilësuar këtë si pjesë të së njëjtës qasje për rritjen e efikasitetit dhe energjisë pozitive në punën legjislative.


Sipas Ramës, shumica prej 83 mandatesh sjell përgjegjësi të mëdha për mazhorancën, ndërsa objektivi kryesor mbetet përmbyllja e negociatave me Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2027.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *