Kryeministri Edi Rama, në podcastin e tij të përjavshëm “Flasim”, i cili këtë javë ka formatin e një maratone, ka theksuar rëndësinë e votës për Partinë Socialiste në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas Kryeministrit, është e domosdoshme të mbyllim përfundimisht ciklin e diskriminimit dhe të mos lejojmë që askush të na ndanë më si “dele të zeza”. Ai shtoi se, në mandatin e katërt, do të sigurojë që çdo shqiptar të ketë mundësinë të marrë pasaportën europiane të Shqipërisë për vitin 2030, duke ofruar kështu liri dhe mundësi të barabarta me qytetarët e tjerë të Europës.