Afërsisht 47% e popullsisë mbi 15 vjeç në Shqipëri ka arritje të ulëta arsimore dhe një pjesë tjetër 35.2% ka njohuri mesatare, sipas të dhënave të Fondit Europian të Trajnimeve (ETF) për vitin 2023.
Vetëm 18.1% e popullsisë ka arritje të larta arsimore, duke e bërë Shqipërinë të ketë një numër të konsiderueshëm individësh pa aftësi për të kuptuar dhe zbatuar aftësi bazike, si lexim dhe llogaritje të thjeshta.
Kjo ndikon negativisht në mundësinë për zhvillimin e një force pune të aftë për t’u përballur me kërkesat e ekonomisë moderne dhe revolucioni teknologjik.
Shkalla e pjesëmarrjes në trajnime formale dhe joformale është shumë më e ulët sesa mesatarja e BE-së, duke theksuar nevojën urgjente për rritjen e mundësive të trajnimit dhe aftësimit të të rriturve.