Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në Durrës, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke prekur disa nga zonat kryesore të qytetit. Ajo çka shqetëson është se përmbytje të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke ngjallur pyetje mbi kapacitetin e kanalizimeve të qytetit për të përballuar reshjet, ndërkohë që ende nuk janë marrë masa nga autoritetet lokale për të zgjidhur këtë problem.