Robert Bosch: Ish-krerët e UÇK-së drejt pafajësisë – Procesi në Hagë po zvarritet padrejtësisht

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, është shprehur i bindur se ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – do të shpallen të pafajshëm nga Gjykata Speciale.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Bosch kritikoi ritmin e ngadalshëm të procesit gjyqësor, duke e cilësuar atë të stërzgjatur dhe të lodhshëm si për të akuzuarit, ashtu edhe për publikun.

Ai u ndal edhe tek marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se dinamika politike në vend ka ndryshuar ndjeshëm dhe se mungesa e një qeverie funksionale mund të prodhojë pasoja serioze në skenën ndërkombëtare.

Sa i përket dëshmisë së ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, Bosch u shpreh se ajo pritet të jetë në linjë me deklaratat e mëparshme të dëshmitarëve, sipas të cilëve brenda UÇK-së nuk ka ekzistuar një strukturë e organizuar me hierarki të qartë ushtarake.

Në thelbin e komenteve të tij, Bosch la të nënkuptohet se procesi në Hagë po lëviz drejt një epilogu që, sipas tij, do të rezultojë në pafajësinë e ish-drejtuesve të UÇK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *