Komisioni i Ligjeve ka miratuar një ndryshim të rëndësishëm ligjor që do të prekë ish-punonjësit e ndërmarrjeve shtetërore dhe kooperativave, duke njohur vitet e punës pa dokumente për efekt pensioni.
Ky ndryshim ligjor do të përfitohet nga rreth 30 mijë individë, që kanë punuar në këto struktura para vitit 1994, dhe që deri tani nuk kanë pasur mundësi të konfirmojnë vjetërsinë e punës për shkak të mungesës së dokumentacionit.
Zëvendësministrja Olta Manjani sqaroi se këto ndryshime synojnë të ndihmojnë qytetarët, që për shkak të problematikave të grumbullimit të dokumenteve, kanë hasur vështirësi në përcaktimin e pensioneve të tyre.