Rrezik rrëshqitjeje gurësh, mbyllet hyrja e Unazës së Pogradecit nga Qafë Thana

Segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit, në drejtim nga Qafë Thana, do të mbetet i mbyllur përkohësisht për qarkullim për shkak të rrezikut të rrëshqitjes së gurëve. Shkak i bllokimit është dëmtimi i skarpatës nga reshjet e fundit, që ka krijuar situatë të pasigurt për automjetet.

Në terren po vijojnë punimet për përmirësimin dhe stabilizimin e skarpatës, ndërsa autoritetet njoftojnë se rikthimi i qarkullimit do të bëhet sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet siguria.

Shoferëve u bëhet thirrje për kujdes dhe mirëkuptim gjatë kësaj periudhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *