Ministria e Mbrojtjes në Rusi synon që të shtrëngojë akoma më shumë rregullat e ushtrisë që rekrutët ta kenë akoma më të vështirë lirimin nga shërbimi ushtarak, duke përfshirë edhe ata që janë diagnostikuar me sifiliz, çrregullime mendore apo shtypje të madhe të gjakut.
Ky propozim u publikua vetëm në një portal zyrtar të Qeverisë ruse, por Lëvizja e Kundërshtarëve të Ndërgjegjshëm, një grup rus kundër luftës, ngriti alarmin duke thënë se propozimi “do ta përkeqësojë tej mase gjendjen e rekrutëve dhe personelit ushtarak”, nëse pranohet.