“Rusia mik i Iranit”, ministri i jashtëm iranian mbërrin në Moskë për bisedime

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka mbërritur në Moskë për një vizitë zyrtare, ku pritet të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin. Lajmi është konfirmuar nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA.

Para nisjes për në Rusi, Araghchi mbajti një konferencë për shtyp në Stamboll, ku deklaroi se Rusia mbetet një “mik i Iranit”, duke nënvizuar lidhjet e ngushta mes dy vendeve, veçanërisht në një kohë tensionesh të larta.

Komentet e tij vijnë pas sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj tre centraleve bërthamore iraniane. Në lidhje me reagimin e mundshëm të Teheranit, Araghchi u shpreh: “Të gjitha opsionet janë në tryezë”. Ai shtoi se në Moskë do të diskutohet se si duhet të vijojë veprimi diplomatik dhe strategjik i Iranit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *