Rusia teston raketën bërthamore, qëndroi 15 orë rreth botës

Rusia ka testuar raketën e saj të re me energji bërthamore Burevestnik (9M730 / SSC-X-9 Skyfall), e cila ka fluturuar 14,000 km dhe ka qëndruar 15 orë në ajër. Sipas presidentit Putin, raketa është “e pamposhtur” ndaj sistemeve aktuale dhe të ardhshme të mbrojtjes raketore, me një rrugë fluturimi të paparashikueshme dhe rreze veprimi pothuajse të pakufizuar.

Testet kryesore kanë përfunduar dhe raketa po kalon në fazën finale para vendosjes operative, sipas shefit të shtabit të përgjithshëm rus, Valery Gerasimov.

Ndërkohë, një sulm ajror rus gjatë natës në Kiev ka shkaktuar 3 viktima dhe 29 të plagosur, përfshirë gjashtë fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *